Munishi ironizon me humbjen e Kosovës: “Big Brother po na jep emocione të papara”

Munishi ironizon me humbjen e Kosovës: “Big Brother po na jep emocione të papara”

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.

Mysafirët fituan takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me golat e Faisal dhe Al Daradreh, shkruan Gazeta “Enigma”.

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, pas ndeshjes ka ironizuar me humbjen e “Dardanëve”, teksa ka thënë se spektakli medial, “Big Brother” po jep emocione më të mëdha”.

Shumë interesant Bigg Brother.Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emicione të pa para”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij.

Ismet Munishi pas ndeshjes kundër Prishtinës: Kam luajtur gjashtë herë  kundër Prishtinës dhe gjithmonë ka pasur penallti



Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.

/Gazeta Enigma/

Related Articles