Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, e ka kryer procesin e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, ai për Klan Kosova u shpreh se e ka shfrytëzuar kohën në këtë mëngjes për ta ushtruar të drejtën e votimit dhe u bëri apel gjithë qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të ndikuar, shprehur mendim dhe bindjen e tyre politike, cilado qoftë ajo.