Presidentja Osmani i fton qytetarët të votojnë: Sot përcaktohet fati i komunave

Presidentja Osmani i fton qytetarët të votojnë: Sot përcaktohet fati i komunave


Presidentja Vjosa Osmani sapo ka votuar në një nga qendrat në kryeqytet, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, duke ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, ka theksuar po ashtu se dita e sotme do ta përcaktoj fatin e komunave.

“Sot është një ditë e rëndësishme që përcakton fatin e Komunave ku gjithsecili prej nesh jeton, dhe është me rëndësi t’i përgjigjemi këtij obligimi qytetar”, tha Osmani.

Osmani tutje theksoi se shpreson që edhe këto zgjedhje të jenë shembull i demokracisë.

“Shpresoj vërtetë që sikurse në të kaluarën e sidomos atyre me 17 tetor të kemi pjesëmarrje aktive, të kemi një proces pa asnjë incident dhe ky proces të konsiderohet si proces demokratik dhe i lirë, ashtu siç ndodhi muajin e kaluar”, tha tutje ajo.

Ndryshe prej politikanëve të tjerë, ajo nuk harroi të falënderoi mediat, organet e policisë dhe gjithë akterët e përfshirë në procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. /Gazeta Enigma.

Related Articles