Një vdekje e dyshimtë është raportuar në komunën e Gjilanit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në varrezat e qytetit të Gjilanit, një person dyshohet se është gjetur pa shenja jete.
Ismet Hashani, zyrtarë i policisë rajonale në Gjilan për Gazetën “Enigma” është konfirmuar se bëhet fjalë për një zyrtare policore e cila është gjendur e vdekur në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë ka dal edhe prokurorja e rastit.
Burimet e Gazetës “Enigma”, bëjnë të ditur se policja në fjalë ka kryer vetëvrasje.
Policia e Kosovës pritet të mbajë një konferencë për media në orën 18:00 në lidhje me vdekjen e zyrtares policore./Gazeta “Enigma”/