Lëvizja Vetëvendosje si duket është partia humbëse në zgjedhjet lokale në Kosovë, me më së paku komuna në të cilat ka fituar në krahasim me partitë e tjera të mëdha,
Në raundin e parë të zgjedhjeve, Vetëvendosje nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka shkuar në balotazh në 12 prej tyre.
Në balotazh, Vetëvendosje ka fituar vetëm në katër komuna, ku Alban Hyseni ka fituar në Komunën e Gjilanit me 51.03 për qind të votave, duke lënë mbrapa Lutfi Hazirin e LDK-së me 48.97 për qind të votave.
Vetëvendosje ka fituar edhe në Kamenicë, ku Kadri Rahimaj ka fituar 53.11 për qind të votave duke lënë mbrapa Qëndron Kastratin e PSD-së me 46.89 për qind të votave.
Në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes ka fituar me 51.84 për qind të votave, duke e mundur Ekrem Hysenin e LDK-së, i cili ka marrë 48.16 për qind të votave.
Komuna e katërt ku Vetëvendosje ka fituar është ajo e Shtimes, ku kandidati i saj, Qemajl Aliu, ka marrë 50.71 të votave, duke e mundur kështu Naim Ismajlin e PDK-së, i cili ka marrë 49.29 për qind të votave.
E, në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej në 22 komuna.
Kjo i bie që kjo parti ka humbur besimin e qytetarëve në 18 komuna./Gazeta Enigmna/