Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar rezultatin zgjedhor pas raundit të dytë të zgjedhjeve në 21 komuna.
Kurti ka thënë se rezultati jo i kënaqshëm i LVV-së në këto zgjedhje vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme dhe siç tha ai i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.
Kryeministri tutje uroi të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje.
“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti. /Gazeta Enigma/.