Kurti theu heshtjen zgjedhore – Vetëvendosja gjobitet mbi 5 mijë euro nga PZAP

Kurti theu heshtjen zgjedhore – Vetëvendosja gjobitet mbi 5 mijë euro nga PZAP

Lëvizja Vetëvendojse është dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që kryetari i kësaj partie njëherësh edhe kryeministri i Kosovës ka thyer heshtjen zgjedhore.

Kjo pasi Kurti një ditë para zgjedhjeve, të shtunën ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi duke shëtitur në sheshin e qytetit.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP.

Nga PZAP kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar VV-së gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën thuhet se ky subjekt politik detyrohet ta paguaj brenda 15 ditësh./Gazeta Enigma/

Related Articles