Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se sa persona me COVID po trajtohen në klinika, raporton Gazeta Enigma.
Bazuar në raportet e pranuara nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me COVID dhe 28 të tjerë post COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka dy pacientë.
Në Klinikën Infektive po tajtohen katër pacientë, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë duke u hospitalizuar 25 pacientë postCOVID dhe në mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive janë dy pacientë.