Familjarët e tetëvjeçarit të vrarë në Fier kanë thyer derën e jashtme të gjykatës së këtij qyteti dhe kanë hyrë brenda, pavarësisht tentativës së policëve për t’i ndalur.
Ata kanë dashur të jenë të pranishëm në seancë në Gjykatën e Fierit, e parashikuar të niste në orën 10:30, ku sot pritet që të shqiptohet masa për Klodian Çalamanin që dyshohet se vrau tetëvjeçarin.
Report Tv sjell pamjet, teksa në një moment dëgjohet nëna e viktimës, Florida “Qen, ma masakrove djalin”.
Para gjykatës ka edhe familjarë të tjerë që debatojnë me policinë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të jenë të pranishëm në seancë. /Gazeta Enigma.