Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare, raporton Gazeta Enigma.
Për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kanë votuar 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërsa, për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ratifikimi i këtyre marrëveshje është mbështetur edhe nga opozita.