Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes dy ministrive, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimit policor.
Të dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, bashkëpunim ky që përveç raporteve miqësore, vë theksin e koordinimit dhe bashkëpunimit në luftimin e krimit ndërkufitarë, trafikimit, krimit të organizuar e migrimit të paligjshëm.
Në këtë takim u diskutua edhe mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani si dhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen ditëve në vijim.
Të dy ministrat u shprehën të gatshëm që të mbështesin njëri tjetrin në iniciativa që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët e dy vendeve.
/Gazeta Enigma/