Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët që të vaksionohen kundër virusit COVID-19.
Gjithashtu nga kjo ministri kanë kërkuar nga të gjithë sektorët publik dhe privat të kenë kontakt me qytetarët, me qëllim që t`u kërkohet dëshmia e vaksinimit.
Komunikata e plotë:
Ndërsa përballemi me pandeminë COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për të u vaksinuar. Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë ka gjetur përkrahje të parezervë të shumë institucioneve publike dhe private që fokus kanë kontaktin ditor me qytetarët, e gjithë kjo në shërbim të fushatës së inkurajimit të qytetarëve për tu vaksinuar kundër COVID-19. Konkretisht, informacioni për lokacionet e vaksinimit do të afishohet në fletë-konfermat të pagesave të ndryshme, “slip-paper” të kuponave jo-fiskal e të pritjes në radhë, etj.
Edhe në mesazhet SMS që institucionet e kompanitë i nisin drejt qytetarëve e klientëve; Në “banner”-ët e web-faqeve, në nënshkrimet e mesazheve e-mail; Nëpër sportelet e institucioneve publike dhe shumë kompanive private dhe në zonat me frekuentim të lartë do të vendosen stickers me QR Code që përmban të dhëna të detajuara për qendrat e vaksinimit dhe në vijimsi do të përditësohen me të dhëna lidhur me vaksinuar, për të lehtësuar kështu qasjen në vaksinim për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.
I falenderojmë partnerët që janë përgjigjur fushatës së inkurajimit të vaksinimit kundër COV-19, ndërkaq ftojmë dhe ftojme institucionet, ndërmarrjet publike, kompanitë private, të bëhen pjesë e angazhimit tonë për të u imunizuar kundër Covid-19, pasi që vetëm një përgjigjie e bashkuar mund të arrij frenimin e kësaj pandemie. /Gazeta “Enigma”/