Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Kuvendit të Kosovës që në bar-kafenë e këtij institucioni të mos shërbehen produkte serbe.
Daçiç ka thënë që Kosova në radhë të parë duhet të ndryshojë emrin, pasi sipas tij ky emër është fjalë serbe, e konfirmuar edhe nga CIA.
“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiç për Kosovo-online.
Ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ai i cili iu ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit./Gazeta Enigma/