Në gjendje të dehur sulmon zyrtarët policorë

Në gjendje të dehur sulmon zyrtarët policorë

Një person i gjinisë mashkullore në Gurrakoc të Istogut, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës përmes raportit bënë të ditur se nuk ka pasur lënime.

Kurse i njejti me vendim të prokurorit është liruar.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS

Fsh. Gurrakoc, Istog 20.11.2021 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/

Related Articles