Policia jep detaje për 24 vjeçarin që vdiq në Prevallë

Policia jep detaje për 24 vjeçarin që vdiq në Prevallë

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e një personi në Prevallë.

Në raport thuhet se një 24 vjecar ka mbetur i vdekur, i cili derisa po ecte në një shteg malor ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndrësa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prevallë, Prizren 20.11.2021-11:30. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Related Articles