Java e 14-të në Superligë mbyllet këtë të diele me një ndeshje

Java e 14-të në Superligë mbyllet këtë të diele me një ndeshje

Xhiroja e 14-të në Superligë mbyllet sot (e diel) me një ndeshje interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet pikërisht sot në Merdare, ku Llapi pret Ballkanin.

Dy skuadra me ecuri pozitive në javët e fundit në elite. Ekipi llapjan kërkon fitore të jetë më afër kreut, derisa portokallinjët të rrëmbejnë sërish pozitën e pare.

Përballja e cila zhvillohet nga ora 13:30 pritet të gjykohet nga Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në VAR do të jetë Dardan Çaka dhe asistenti i tij Granit Hyseni.

Sheshi.info do të ju mbaj të informuar minutë pas minuti për këtë ballafaqim.

Related Articles