Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
“Arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar te personi i personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 1.5 gr”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’. /Gazeta Enigma/.