Një rast “hetim i vdekjes” është hapur dje në polici, pasi një personit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në QKMF në Gllogoc, mjeku ka kontatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES /Gllogoc, 21.11.2021 – 15:05. Është raportuar se viktimës mashkull kosovar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në QKMF-Gllogoc, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia.