Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidentit në Bullgari ku raportohet se kanë humbur jetën 46 persona, prej tyre shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Më herët ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se 45 nga të vdekurit në aksident janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët. Dhimbje”, ka shkruar Rama në Facebook.