Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
Jahjaga përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky është një lajm i trishtë, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve.
“I trishtë lajmi për vdekjen e mbi 40 pasagjerëve të autobusit që po kthehej nga Bullgaria për në Maqedoninë Veriore! Ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të mbijetuarve! Shpresoj se ata do të gjejnë forcën për të tejkaluar këtë dhembje të madhe për të gjithë ne”, ka shkruar ajo. /Gazeta “Enigma“/