Xhelal Bakiu, familjarë i Enes Bakiut, udhëtarit të autobusit të aksidentuar në Bullgari ankohet se nuk kanë informacione për gjendjen e udhëtarëve nga aksidenti tragjik, shkruan TV21. Ai para zyrave të “Besa Trans” thotë se nuk ka asnjë informacion për kushëririn e tij 41 vjeç, i cili të enjten kishte udhëtuar për Turqi.
“Ishte ora 6 e mëngjesit, e pash lajmin në Facebook. Prej momentin qe e pamë këtë lajm dhe na shkoi mendja se e kemi kushëririn tim atje. Filluam të interesohemi, gati qe 4-5 orë nuk kemi informacione. Kërkuam numrat e “Besa Trans”. Nuk kemi informacion. Nuk na paraqiten në telefona. Nuk kemi asnjë njohuri. Si shtet si Ministri e Punëve të Jashtme duhet të na informojnë”, tha Xhelal Bakiu, familjar i Enes Bakiu 41 vjeç./Gazeta Enigma/