Aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në Ballkanin Përendimor nga 2002-ta deri më sot

Aksidentet më vdekjeprurëse të autobusëve në Ballkanin Përendimor nga 2002-ta deri më sot

Mbi njëqind persona kanë vdekur në aksidente në Ballkanin Perëndimor, në të cilat kanë qenë të përfshirë autobusë me udhëtarë.

I fundit ka ndodhur në orët e para të 23 nëntorit në Bullgari dhe, deri më tani, është aksidenti më vdekjeprurës me 46 viktima. 

Dhjetë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa 31 janë lënduar në një aksident me autobus në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Autobusi me 40 udhëtarë ka qenë duke udhëtuar në relacionin Ulqin-Kosovë, kur ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar poshtë një gremine. Ky aksident ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.

PESËMBËDHJETË MATURANTË KOSOVARË VDESIN NË SHQIPËRI | 14 TETOR 2004

Në një aksident trafiku në fshatin Fushë-Arrëz në Shqipëri kanë vdekur 15 maturantë nga Kosova, të cilët kanë qenë duke u kthyer me autobus nga ekskursioni në Shqipëri. Në autobus kanë qenë 49 persona. Ai është rrëzuar poshtë një gremine. Në këtë aksident janë lënduar 34 maturantë – disa prej tyre rëndë. Pesëmbëdhjetë maturantët janë varrosur në Malishevë, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, derisa në vend të ngjarjes në Shqipëri është vendosur një pllakë përkujtimore.22 SHKURT 2010

GJASHTË PERSONA NGA KOSOVA VDESIN NË NJË AKSIDENT NË AUSTRI |
22 SHKURT 2010

Gjashtë persona nga Kosova kanë vdekur në një aksident trafiku afër Vjenës. Autobusi me të cilin kanë udhëtuar, ka qenë duke udhëtuar nga Prishtina drejt Gjermanisë. Aksidenti ka ndodhur kur autobusi është ndeshur me dy kamionë në një autostradë afër Vjenës. Në këtë aksident janë lënduar më shumë se 30 persona – disa prej tyre rëndë. Në aksident kanë vdekur edhe dy ngasësit e autobusit.

TETËMBËDHJETË SHTETAS TË RUMANISË VDESIN NË AKSIDENT NË MAL TË ZI | 22 SHKURT 2010

Në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Podgoricë-Kollashin, 18 persona kanë vdekur dhe 29 janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur kur një autobus me targa rumune, është rrëzuar poshtë së ashtuquajturës Grykë e Moraçës. Tejkalimi i shpejtësisë është konstatuar si shkak i aksidentit. Autobusi nga Rumania ka lëvizur dy herë më shpejt sesa shpejtësia e lejuar në atë pjesë të magjistrales.

NGASËSI I AUTOBUSIT NGA SERBIA HUMB JETËN NË HUNGARI | 14 MAJ 2017

Si pasojë e një aksidenti në Hungari, në të cilin është përfshirë një autobus i Serbisë, ka vdekur ngasësi i autobusit, ndërsa 16 udhëtarë janë lënduar rëndë. Autobusi i kompanisë “Eurolines”, me 25 udhëtarë, ka qenë duke udhëtuar nga qyteti Rekovci për në Austri.

TETË PERSONA VDESIN NË NJË AKSIDENT NË NISH | 31 DHJETOR 2018

A handout picture taken and released by Serbian police press service shows police officers at work at the scene where a train ploughed through a bus in southern Serbia, near the city of Nis. – Five people have been killed and more than two dozen injured in the accident. (Photo by HO / SERBIAN POLICE PRESS SERVICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY CREDIT “AFP PHOTO / SERBIAN POLICE PRESS SERVICE” – NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS – DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Tetë persona kanë vdekur e më shumë se 30 janë lënduar në një aksident me autobus afër qytetit të Serbisë, Nish. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në kalimin e pashënuar rrugor, në vendin e quajtur Megjurovo e Ulët.

Në mars të vitit 2020, Gjykata Themelore në Nish e ka dënuar ngasësin e autobusit të kompanisë “Nish Ekspres”, Millan Zdravkoviq, me tetë vjet burgim dhe pesë vjet ndalim të drejtimit të automjeteve të kategorisë D. Gjykatësi Bojan Paviq ka thënë se faji i ngasësit ka qenë i padiskutueshëm, sepse nuk e ka ndalur autobusin para kalimit hekurudhor.

NË TRAGJEDINË NË LASKARCË VDESIN 15 PERSONA | 13 SHKURT 2019

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs”, i cili ka udhëtuar në relacionin Shkup – Gostivar, ka dalë nga rruga në fshatin Laskarcë, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave. Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se shkak i aksidentit ishte prishja e frenave, por edhe shpejtësia e autobusit.

VDES NGASËSI I AUTOBUSIT NGA BOSNJA | 2 QERSHOR 2019

Ngasësi i autobusit ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën kroate A3, në mes kryqëzimeve Okuçani dhe Novska. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus nga Bosnje e Hercegovina dhe një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

DHJETË TË VDEKUR NË AKSIDENTIN E AUTOBUSIT NGA KOSOVA NË KROACI | 25 KORRIK 2021

Dhjetë persona nga Kosova kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar, kur autobusi me të cilin kanë udhëtuar, në linjën e rregullt Frankfurt-Prishtinë, ka dalë nga rruga në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë. Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë, përfshirë fëmijë.

DYZET E GJASHTË TË VDEKUR NË AKSIDENTIN NË BULLGARI | 23 NËNTOR 2021

Në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 46 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën. Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme. Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll./REL

Related Articles