Barca nuk triumfon ndaj Benficas, kualifikimin do ta kërkojë kundër Bayernit

Barca nuk triumfon ndaj Benficas, kualifikimin do ta kërkojë kundër Bayernit

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0-0) ndaj Benficas në Camp Nou, në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Një përpjekje e mirë solo e talentit Yusuf Demir në minutat e para, i cili kaloi dy mbrojtës, para se ta godiste topin, por intervenimi i portieri ishte i mrekullueshëm.

Jordi Alba pati një tjetër mundësi për katalunasit, derisa Roman Yaremchuk rrezikoi me kokë në anën tjetër.

Yusuf Demir ishte sërish fantastik në fund të pjesës së parë duke i lënë pas mbrojtësit, por goditja e tij u përplas në shtyllë.

Frenkie de Jong pati një mundësi të mirë në gjysmën e dytë që u ndal nga portieri Odysseas Vlachodimos.

Në minutën e 84, Ronald Araujo e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. Gerard Pique rrezikoi me një goditje me kokë, derisa Haris Seferovic ka mundur të befasojë në minutat shtesë.

Barcelona është në vend të dytë në tabelë me shtatë pikë, dy më shumë se Benfica që mban vendin e tretë dhe kualifikimin do ta kërkojë në xhiron e fundit ndaj Bayern Munichut që e ka siguruar vendin e parë në Grupin E.

Related Articles