Gjatë mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Kurti tha se shqiptarët janë njerëz optimist, raporton Gazeta Enigma.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në mbledhjen e përbashkët tha se duhet të flasim si diplomat e të punojnë si patriot.
“Është mbledhja e shtatë e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër…. sa herë që vij në Shqipëri, sikur qytetarët e Kosovës kam një ndenjësi të veçantë. Jemi një lis me dy degë…”, tha ai.
Kurti tha se si patriot duhet të forcojmë shtetet tona.
“Si patriot duhet të forcojmë shtetet tona. Patriotizëm sot është të luftojmë korrupsionin e krimin e organizuar, të luftosh për lirinë e mediave e lirinë e mendimit, të luftosh për ekonomi gjithëpërfshirëse, vetëm ky lloj patriotizëm do të jetësojë ëndrrat tona.Bashkëpunimin nuk e kemi dëshirë por obligim”.
Tutje, ai shtoi se shoqëria në Kosovë befas ka përjetuar zëvendësimin e simboleve shtetërore dhe kjo ishte e dhimbshme.