Ministria pajtohet që punëtorët teknik të shkollave të përfitojnë 100 euro shtesë

Ministria pajtohet që punëtorët teknik të shkollave të përfitojnë 100 euro shtesë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ku është diskutuar për punëtorët teknik të shkollave të fillore dhe të mesme dhe sindikata ka kërkuar që kjo kategori të stimulohet me nga 100 euro për muajin shkurt dhe mars.

Sipas sindikatës minsitrja Nagavci është shprehur se kërkesa është e arsyeshme dhe se ajo do e mbështet.
 

“Gjatë fjalimit Ministrja Nagavci propozoi që kërkesa për mbështetje financiare të adresohet tek Kryeministri i Kosovës. Ajo garantoi se do ta kemi mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës, u pajtuam se çdo rritje apo stimulim që do të bëhet nga Ministria e Arsimit për punonjësit te cilët janë në listat e pagave te shtetit ashtu do te jetë edhe për punëtorët teknikë staf i cili kryen shërbimet brenda institucioneve arsimore, që nga dita e sotme. Mbeti që ne takimet e ardhshme te diskutohet për pagat shumë te ulëta të kësaj kategorie”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Related Articles