Kujdestarja e vajzës që u vra këtë të premte në rastin tragjik në Gllogjan, ka publikuar një fotografi të viktimës kur ishte maturante, duke e mallkuar dorasin.
M.C. gjithashtu ngushëlloi familjarët e të vrarëve në tragjedinë e sotshme.
Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, i cili tha se zyrtarisht tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Të vrarët janë dy nxënës, djalë dhe vajzë të moshës së re dhe shoferi i autobusit.
“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi.
Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.
Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.
“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet”. “Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë. /Gazeta Enigma/