Ballkani ka fituar në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ekipi i Bekim Isufit ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke rimarr gjithashtu përkohësisht kreun e tabelës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët gjithashtu shënuan edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Theophilus Solomon, i cili shënoi nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Nazmi Gripshit.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të therandasve, të cilët krijuan më shumë, por rasti më i mirë i takoi vendasve.
Kaltrim Seferi (84’) qëlloi shtyllën dhe në fund Ballkani iu gëzua fitores 0-1 dhe tri pikëve të mëdha.
Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 30 pikë, ndërsa Feronikeli është i fundit me vetëm 10 pikë.
Në ndeshjen e radhës, therandasit luajnë në udhëtim te Drenica, ndërsa Feronikeli udhëton te Ulpiana./Gazeta Enigma/