Një këmbësor ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që ka marrë nga një automjet afër qendrës tregtare “Elkos”, në Han të Elezit.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se 65-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve që mori në këtë aksident.
“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një person rreth 65 vjeçar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai./Gazeta Enigma/