Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila i ka dalë në mbështetje deputetes së VV-së, Adriana Matoshit, pasi njoftoi se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë viteve.
Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se e pret rikthimin e saj më të fortë.
“Të presim të na kthehesh më e fortë dhe e buzëqeshur me energjinë dhe dashurinë për jetën dhe njerezit”, ka shkruar ajo.
Njoftimi i plotë:
Vështirësitë dhe betejat e jetës të kanë forcu dhe të kanë dhënë më shumë dashuri e vullnet për jetën dhe njerezit.
E dashur Adriana,
Të presim të na kthehesh më e fortë dhe e buzëqeshur me energjinë dhe dashurinë për jetën dhe njerezit.
As njëra as tjetra nuk ishin të lehtë me ty, por ti gjithmonë triumfove si një zonjë e cila rrugëtimin e saj nëpër vështirësitë dhe përpjetëzat e jetës, e bën me taka, buzëkuq dhe buzëqeshjen magjike e vullentin e pashembullt për të treguar se e mira e mund të ligën, gjithmonë!
Suksese edhe në këtë sfidë shpirti i bukur, të presim mes nesh për vazhdimin e këngës tonë dhe gëzimit të fitores tënde. /Gazeta Enigma/