Erdhi në pushtet më 22 mars të këtij viti dhe për shtatë muaj, kryeministri Albin Kurti së bashku më kabinetin e tij shpenzoi hiç më pak se 27,006.67 euro, nga buxheti i shtetit.
I pari i ekzekutivit, vetëm për akomodime në vizita jashtë shtetit ka shpenzuar, mbi një mijë euro. Shumë më e lartë e akomodimit, Kurtit i ka kushtuar biletat e udhëtimit. Për shtat muaj ai ka shpenzuar mbi 13 mijë euro.
Shumë më e ulët se bileta janë shpenzimet për karburante mbi dy mijë euro si dhe për dreka mbi një mijë euro.
Pas Kurtit, vjen Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit.
Në pasqyrën e shpenzimeve tek shefi i stafit figurojnë vetëm 84.00 euro për dreka, derisa në pikat e tjera janë 00 shpenzimet.
Për dallim nga shefi i stafit, më shumë shpenzime të harxhuara ka Fllanza Podrimja, këshilltare politike e Kurtit.
Podrimja, vetëm mëditje ka marr 232.20 euro, pastaj për akomodime në hotele ka të figuruar 161.70 euro, shpenzime të tjera 181.70 euro dhe për bileta ka të figuruar 625.86 euro.
Pas saj vije Përparim kryeziu, këshilltar politike e zëdhënës i Kurtit.
Për mëditje, kryeziu i ka të figuruar 306.00 euro, derisa nuk ka shpenzime për akomodime, dreka, karburante e shpenzime të tjera.
Po njëjtë si Kryeziu, në pasqyrën e shpenzimeve edhe këshilltari tjetër politik për siguri i Kurtit, Riat Nuredini ka të figuruar vetëm 156.00 euro, pa shpenzime të tjera.
E, Jeton Zulfaj, këshilltar politik përgjegjës, ka të figuruar si shpenzime për shtat muaj vetëm 365.10 euro, për akomodim 50 euro ndërsa për shpenzime të tjera 46 euro.
Pas tij vije, Ismail Haki Ustaibo, zyrtar i lartë i protokollit.
Në këtë raste Ustaibo ka të figuruar 39 euro për mëditje.
Më shpenzime më shumë se ky, ka Liman Hoti.
Zyrtari për siguri-vozitës i Kryeministrit ka të shpenzuara 312.00 euro për mëditje si dhe 93.50 euro për shpenzime të tjera.
Veç mëditje të figuruar në raport ka edhe fotografi i kryeministrit, Petrit Domi më 312.00 euro.
Për dallim nga ta, duket se shpenzime më shumë kanë stafi përcjellës i kryeministrit.
Vetëm karburante ky staf ka shpenzuar 1.361.01 euro, derisa për dreka 13.042.10 euro.
I tërë shpenzimi për kabinetin e Kurtit më 10 persona kap vlerën e mbi 27 mijë euro, vetëm për akomodime, shpenzime të tjera, bileta , karburante e dreka.
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe stafi i tij ka deklaruar shpenzime 23,988.98 euro.
Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe stafi i saj ka bërë shpenzime në vlerë prej 11,664.45 euro.
Këto shpenzime janë vetëm për periudhën prill-tetor të vitit 2021./Gazeta Enigma/