Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë ka marrë vendim për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 16-të të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 14-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe B edicioni 2021/2022, me rezultatet e regjistruara në fushë, shkruan Gazeta Enigma.
Komisioni Disciplinor i Garave në FFK ka ngritur inicim disciplinor ndaj përfaqësuesit zyrtar të FC “Llapi” nga Podujeva, Muhamet Rexhepi, i cili thuhet se ka reaguatr ashpwr nw ndeshjen zyrtare i njejti ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes LLapi – Gjilani, duke u futur brenda vijave të fushës, për ç’gjë ishte ndëshkuar me të kuq direkt, thuhet në raportin e gjyqtarit kryesorw të ndeshjes.
Inicim disciplinor Komisioni i Garave ka ngritur edhe ndaj lojtarit të Dukagjinit, Altin Merlaku, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen Drita – Dukagjini, pas njw ndwrhyrje tw ashpwr, thuhet nw njoftimin zyrtar tw FFK-sw.