Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shëpisë së tij në Istog.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit të policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion
“Istog, 30.11.2021 – 10:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”./Gazeta “Enigma”/