Tre persona janë plagosur gjatë një përleshje në veri të Mitrovicës ku u përdorën edhe armët e zjarrit, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.
Sipas njoftimit, përleshja ndodhi në një lokal në orët e mbrëmjes të së hënës dhe morën pjesë shumë veta.
“Si pasoj e përleshjes tre persona – viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të lënduarve ende janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës Veri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në raport./Gazeta “Enigma”/