Kosovë: Policia kërkon ndihmë për të gjetur të dyshuarin për vrasje

Kosovë: Policia kërkon ndihmë për të gjetur të dyshuarin për vrasje

Policia e Kosovës është në kërkim e sipër të ndihmës qytetare për të gjetur dhe arrestuar një person nga Mitrovica, i cili është i dyshuari kryesor për një vrasje të rëndë.

Lundrim Beqiri – 20 vjeçar dyshohet se ka kryer vrasjen e bujshme të datës 30 tetor të vitit 2021, e cila ndodhi në rrugën Artim Jashari në Mitrovicë.

“Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në mesnatën e 30 tetorit të këtij viti në Mitrovicë kishte ndodhur një vrasje e rëndë, gjatë të cilës viktima ishte sulmuar me thikë.

“Rreth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021,  policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është  sulmuar fizikisht viktima: A .M. 26 vjeçar, lëndimet dyshohet të i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë”, thuhej në njoftimin e forcave të rendit.

“Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, u tha më tej./Gazeta “Enigma”/

Related Articles