“97 të vdekur dhe mbi një mijë të lënduar në Kosovë, gjatë aksidenteve në komunikacion, është numri i personave, vetëm gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2021”,thuhet në një përgjigjje nga policia e Kosovës për Gazetën “Enigma”.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021 kanë ndodhur rreth 6 mijë aksidente, si pasojë e të cilave mbi 12 mijë persona kanë mbetur të lënduar.
Ndërsa sipas statistikave të përgjithshme, në vitin e fundit kanë ndodhur mbi 11 mijë aksidente me dëme materiale.
Statistikat e aksidenteve gjatë periudhës janar-tetor 2021
janar-tetor 2021 Aksidente fatale 86 Persona të vdekur 97 Aksidente me lëndime 6259 Persona të lënduar 12114 Aksidente me dëme 11172
Ndërsa në raportin 24-orësh nga policia e Kosovës, bëhet e ditur se kanë ndodhur 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 45 me dëme materiale dhe asnjë me fatalitet./Gazeta “Enigma”/
Aksident trafiku me fatalitet / Aksident trafiku me të lënduar 14 Aksident trafiku me dëme materiale 45