Në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, kryesisht në Prishtinë, sot krimet Ekonomike kane arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut.
Të arrestuarit janë një femër dhe tre meshkuj, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.
“Po është e vërtetë që janë arrestuar, por detaje tjera nuk kam”, tha ai për FO./Gazeta Enigma/