Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë duke arritur kufomat e 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
Dy aeroplanët u nisën sot nga aeroporti i Sofjes drejt Shkupit me trupat e pajetë të aksidentit.
Fluturimi i avionëve u prolongua për disa orë për shkak të motit të ligë në Sofje.
Në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë po i pret një delegacion i lartë shtetëror.