Aksioni “Subvencioni 2021” në katër komuna, vetëm në Istog katër të arrestuar

Aksioni “Subvencioni 2021” në katër komuna, vetëm në Istog katër të arrestuar

Krimet Ekonomike janë duke vazhduar aksionin “Subvencioni 2021”, në së paku katër komuna, raporton Gazeta Enigma.

Të arrestuarit në Istog, Pejë, Lipjan e Ferizaj, dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut.

Zëdhënësi i poicisë, Baki Kelani, ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se aksioni i sotëm po bëhet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.

Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021”, ka filluar muaj më parë në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi

Related Articles