Të premten në familjen e Mateos, 8 vjeçarit qe u vra nga Klodian Çalamani ka mbërritur një pikturë e madhe.
Piktura me imazhin e Mateos duke buzëqeshur është dërguar nga një djalë nga Shkodra, i cili ka preferuar të ngelet anonim.
Familjarët e Mateos e kanë mirëpritur dhe e falenderojnë të riun shkodran për këtë gjest.
Mateo u vra më 16 nëntor nga fqinji i tij Klodian Çalamani i cili e rrëmbeu, vrau dhe më pas groposi në oborrin e shtëpisë./Gazeta Enigma/