Reklama brilante e Mohamed Salah: Udhëtimi i një djali nga Egjipti në majat e futbollit botëror

Reklama brilante e Mohamed Salah: Udhëtimi i një djali nga Egjipti në majat e futbollit botëror

Mohamed Salah është kthyer në një superyll botëror dhe sulmuesi fenomenal egjiptian ka xhiruar një reklamë brilante për pijen e gazuar ‘Pepsi’ që ka gëzuar fansat e tij të shumtë.

29-vjeçari është padyshim lojtari më i mirë në Ligën Premier, duke u nisur nga forma e tij, ai është edhe futbollisti më i mirë në botë.

I frymëzuar nga forma e tij e shkëlqyer dhe në përgjithësi lojërat e shkëlqyera që kur mbërriti në Liverpool në vitin 2017, Pepsi ka xhiruar një reklamë të re që fokusohet në rrugëtimin e tij nga fëmijëria deri në majat e futbollit botëror.

Videoja përfundon me Salah duke vrapuar nëpër rrugët e Liverpoolit teksa ndiqet nga qindra fansa.

Shumë fansa të lojtarit egjiptian u kënaqën me videon, ndaj reagimet shkaktuan komente të mëdha.

“Është reklama më e mirë që kam parë ndonjëherë”, ose “Kjo është një reklamë e mrekullueshme. Jepini personit që qëndron pas kësaj një rritje të madhe page”, shkruan përdoruesit në rrjetet sociale, ndërsa disa e përshkruan videon si “absolutisht brilante”.

Prej së është në Liverpool, egjiptiani Salah shënoi 144 gola në 222 ndeshje.

Sulmuesi fenomenal egjiptian ka shënuar tashmë 19 gola për Liverpoolin në të gjitha garat këtë sezon.

/Gazeta Enigma/

Related Articles