Manchester City ka fituar ndaj Watfordit me rezultat 1:3 në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.
Mysafirët kaluan në epërsi pas katër minutave kur Sterling realizoi pas asistit nga Foden.
Goli u dyfishua nga portugezi Bernardo Silva që shënoi në minutën e 31-të.
Epërsia u trefishua në minutën e 63-të, kur Bernardo Silva realizoi sërish.
Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 74-të përmes Cuchos.
Kështu, Manchester City merr primatin në renditjen tabelare të Premierligës me 35 pikë, një më shumë se Liverpool dhe dy më shumë se Chelsea.