UEFA konfirmon edhe dy stadiume për Kampionatin Evropian

UEFA konfirmon edhe dy stadiume për Kampionatin Evropian

Kampionati Evropian do të zhvillohet këtë verë. Sot UEFA ka mbajtur takim dhe ka vendosur për dy stadiume të reja mikpritëse për ndeshjet e EURO 2020. Stadiumi i Sevillas ‘Ramon Sanchez Pizuan’ dhe “San Petersburg” në Rusi, do të jenë dy stadiume tjera në të cilat do të zhvillohen ndeshjet disa ndeshje.

Kujtojmë që “Euro 2020”, për shkak të gjendjes së shkaktuar me Pandemi nuk është mbajtur sipas kalendarit të paraparë vitin e kaluar. Ai do të mbahet kete vit, ndërsa e veçanta e këtij edicioni është se “Euro 2020” do të zhvillohet në disa shtete njëkohësisht, e që ështrë risi në traditën e këtyre evenimenteve sportive.

Kujtojmë që edicioni i fundit i europianit në futboll është mbajtur në vitin 2016 në Francë, ndërsa titullin e ka fituar Portugalia e cila atëbotë arriti të siguroj titullin falë fitores minimale kundër skuadrës përfaqësuese nikoqire.

Paraprakisht Portugalia kishte siguruar kualifikimin pothuajse në fund , pas ndeshjes “për infarkt” të zhvilluar ndaj Shqipërisë, të cilën e fitoi me rezultat minimal (0:1), me golin e shenuar ne fund te takimit. Ndaj, këtë herë Portugalia merrë pjesë në ‘Euro 2020’ në cilësinë e ekipit përfaqësues që mbronë titullin e kampionit.

Stadiumi “San Petersburg” – Rusi

Related Articles