Hoxhaj: Iluzioni se anëtarësimi i Kosovës në OKB s’ka rëndësi – është i rrezikshëm

Hoxhaj: Iluzioni se anëtarësimi i Kosovës në OKB s’ka rëndësi – është i rrezikshëm

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka krijuar një iluzion se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk është çështje e rëndësishme, dhe kjo sipas Hoxhajt është e rrezikshme.

Në një intervistë për një televizion shqiptar, Hoxhaj ka thënë se nëse stërzgjatet anëtarësimi i Kosovës në OKB në pafundësi, atëherë kjo do të jetë më e vështirë e arritshme në vitet 2025 e 2030.

Ai, tutje tha se për Qeverinë aktuale të Kosovës kjo nuk duket që është prioritet, prandaj, kur shkojnë në Bruksel, siç u shpreh ai, shpikin tema të reja dhe nuk e ndjekin interesin e Kosovës.

“Qeveria dhe z. Kurti nuk i besojnë një procesi të tillë, nuk i kanë besuar asnjëherë dhe në një plan afatgjatë kjo do ta dëmtojë Kosovën meqë për Kosovën do të ishte një situatë e favorshme ndërkombëtare përderisa Joe Biden është në Shtëpinë e Bardhë dhe përderisa shumë liderë dhe elita politike janë ata të cilët identifikohen me me pavarësimin e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Duket që Qeveria e Kosovës ka kriju një iluzion kjo nuk është çështje e rëndësishme, dhe habitem me opinionin publik në Kosovë se mos anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk shihet si ndonjë problem serioz, si është parë para 3-4 vitesh. Kam frikë që nëse kjo çështje stërzgjatet në pafundësi do të jetë më e vështirë që të arrihet në vitin 2025 e në vitin 2030”, thotë Hoxha. /Gazeta Enigma.

Related Articles