Ekipet përfaqësuese të Kosovës U-19 dhe Shqipërisë U-19 kanë mësuar tashmë kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022/23.
Shorti i hedhur përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë.
Ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mësuar tashmë kundërshtarët, me Dardanët që do të kenë një grup paksa më të lehtë se kuqezinjtë.
Kosova U-19 që drejtohet nga Ramiz Krasniqi është shortuar në Grupin 3 me ekipet si Ukraina, Qipro dhe Suedia.
Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Armando Cungu është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë.
Pas konsultimeve mes federatave dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Evropianin U-19 do të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.
Në bazë të rregullores dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve./Gazeta “Enigma”/
See the full draw for the 2022/23 #U19EURO qualifying round ????— UEFA.com (@UEFAcom) December 8, 2021