Qytetarët e disa fshatrave të Mitrovicës mbesin nga dy ditë të bllokuar për shkak të reshjeve të borës.
Bora e rënë gjatë dy ditëve të fundit ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve në rajonin e Bajgorës.
Se reshjet e borës gjithmonë në këto anë krijojnë probleme e thotë edhe një banorë i kësaj ane.
“Zakonisht sa herë bjerë borë, një apo dy ditë zona mbetet e bllokuar. Komuna e pastron, por këtu nëse nuk veprohet rregullisht përsëri mbyllen rrugët. Për këtë dimër është hera e dytë që rruga bllokohet. Herën e kaluar kanë reaguar, derisa tani ende nuk e kanë hapur rrugën|, shprehet qytetari për RTV Dukagjinin.
Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza përmes një mesazhi thotë se komuna pastron rrugët për të cilat i ka nën kompetencë.