Kush mbetet ende në garë në Ligën e Evropës dhe kush bashkohet nga Liga e Kampionëve

Kush mbetet ende në garë në Ligën e Evropës dhe kush bashkohet nga Liga e Kampionëve

Liga e Evropës e ka mbyllur fazën e grupeve, ku nga tetë grupe, 16 klube kanë avancuar tutje, ndërsa do të bashkohen edhe tetë të tjera nga Liga e Kampionëve.

Në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në grup kanë kaluar Eitrnacht Frankfurt, Galatasaray, Leverkusen, Lyon, Monaco, Spartak Moskva, West Ham United dhe Crvena Zvezda.

Vendet e para të grupit do të luajnë direkt në 1/16 e Ligës së Evropës.

Sa i përket vendeve të dyta që vijnë nga grupet e Ligës së Evropës, ato do të luajnë në play-off me ekipet që kishin zënë vendet e treta në Ligën e Kampionëve.

Real Betis, Braga, Dinamo Zagreb, Lazio, Napoli, Olympiacos, Rangers, Real Sociedad do të luajnë në play-off kundër Atalanta, Barcelona, ​​Dortmund, Leipzig, Porto, Sevilla, Sheriff dhe Zenit.

Ndërsa vendet e treta të Ligës së Evropës kalojnë në Ligën e Konferencës dhe ato janë: Celtic, Fenerbahçe, Leicester, Marseille, Midtjylland, PSV Eindhoven, Rapid Vjena, Sparta Praga.


Kur do të hidhet shorti i play-offit në Ligën e Evropës?

Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon, Zvicër, të hënën më 13 dhjetor. Shorti vlen për 16 skuadra. Ceremonia fillon në orën 13:00.

Cilat skuadra janë në shortin e play-off të raundit të eliminimit të Ligës së Evropës?

Janë 16 skuadra në short: tetë vendet e dyta të fazës së grupeve të Ligës së Evropës që do të jenë në vazon e parë dhe tetë skuadrat që vijnë nga vendet e treta nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, që do të jenë në vazon e dytë.

Vazo e parë

Betis (Spanjë)

Braga (Portugali)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Lazio (Itali)

Napoli (Itali)

Olympiacos (Greqi)

Rangers (Skoci)

Real Sociedad (Spanjë)

Vazo e dytë

Atalanta (Itali)

Barcelona (Spanjë)

Dortmund (Gjermani)

Leipzig (Gjermani)

Porto (Portugali)

Sevilla (Spanjë)

Sherif (Moldavi)

Zenit (Rusi)

A mund të përballen skuadrat nga i njëjti vend me njëra-tjetrën?

Asnjë ekip nuk mund të përballet me një ekip tjetër nga e njëjta shoqatë kombëtare.

A është play-off i Ligës së Evropës me dy ndeshje?

Po, do të zhvillohen në dy ndeshje, me secilën skuadër që ka një ndeshje në shtëpi.

Kur zhvillohet ndeshjet e play-offit?

Ndeshjet e para janë planifikuar për 17 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Çfarë ndodh më pas?

Fituesit e tetë ndeshjeve do t’i bashkohen tetë fituesit e grupeve të Ligës së Evropës në raundin e 1/16.

Related Articles