Edona Maloku-Bërdyna, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të premten ka mbajtur konferencë për medie.
Me një kërkesë drejtuar prindërve, ajo ka kërkuar që të vaksinohen fëmijët e tyre, në mënyrë që mos të ketë përhapje të virusit.
“Numri i të dhënave për fëmijët që janë vaksinuar është në kuadër të ministrisë. Ajo që dimë është se vaksinimi ka filluar për fëmijët mbi 12 vjeç përmes ekipeve mobile në shkolla dhe prindërit ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për fëmijët e tyre”.
Maloku-Bërdyna me tej ka shtuar se mësimi me prezencë fizike në shkolla ka shkuar në mënyrë të rregullt.
“Po shkojmë drejt përfundimit të pjesën së parë të procesit mësimor i cili po vazhdon në mënyrë të rregullt me prani fizike”.
Ajo ka vlerësuar ngjarjet me më rëndësi, si atë të nënshkrimit së marrëveshjes me Shqipërinë, sa i përket diplomave.
“106 nxënës kanë fituar bursa. Është publikuar lista për nxënës romë, ashkali dhe egjiptian, 500 prej tyre janë përfitues në vlerën prej 300 euro”.
“MAShI ka paraparë mbështetjen e 2 000 maturantëve. Për këtë vit mbi 1 000 nxënës kanë përfituar bursa për personat me nevoja të veçanta”.
Gjithashtu, Maloku-Bërdyna ka treguar se MAShTI ka nënshkruar marrëveshje me rrjetin e grave për bashkëpunim në fushën edukimit./Gazeta “Enigma“/