Nëntë amendamente janë dorëzuar për projektligjit për Buxhetin në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Ai ka thënë se amandamentet kanë të bëjnë me rritjen e pagave për punëtorët e sektorit publik, përfshirë policë, punëtorët shëndetësor, punëtorët e administratës publike e kështu më radhë.
“Realisht ky buxhet të cilin e ka dorëzuar Qeveria e Kosovës në Kuvend, e kam thënë atë ditë që nuk është përputhje me nevojat e kërkesat e qytetarëve, e më për keq është edhe në shpërputhje me premtimet në partinë në pushtet. Pra as premtimet që i ka dhënë Qeveria, nuk i ka planifikuar në buxhetin e Kosovës, prandaj kam bërë amendamentet për sigurimin e buxhetin për Ligjin e Pagave, me çka do të përfshiheshin të gjithë punonjësit e sektorit publik”.
“Kam planifikuar që ky zbatim i ligjit, pra të fillojë nga 1 qershor i vitit 2022, me kushtin që Qeveria në fillim të vitit të na e sjellë në Kuvend Ligjin për Paga, në mënyrë që në një periudhe ta përfundojmë këtë Ligj, dhe pastaj të ketë një kohë prej 3 muajsh që të implementohet sistemi i ri pagesave në sektorin publik me rritje që parashihen me Ligjin e Pagave”, tha Haxhiu.
Ndonëse edhe në mandatin e kaluar kishte bërë një propozim për rritjen e koeficientit për infermierët, të njëjtën e pret edhe këtë herë.
Ai thotë se propozimi i tij ka qenë që ky koeficionet të jetë 3.2, por që i njëjti nuk kishte kaluar në komisionin Parlamentar për Administratë Publike.
“Herën e parë kur ka qenë Ligji i Pagave në diskutim në Kuvend, kam thënë se duhet të trajtohet me prioritet edhe infermierët, pra të gjithë punëtorët shëndetësor, dhe punëtorët mbështetës në kuadër të sistemit shëndetësor”.
“Kam bërë një propozim, ku kam kërkuar që koeficienti për ta 3.2, mirëpo nuk ishte marrë në konsideratë nga komisioni Parlamentar për Administratë Publike, në fund u është bërë një padrejtësi e madhe infermierëve, por besoj shumë që kjo padrejtësi do të përmirësohet me Ligjin për Paga dhe në këtë propozimin për buxhetin e kam planifikuar edhe rritjen e pagave për infermierëve por edhe të kategorive tjera në kuadër të sektorit shëndetësor”, tha Haxhiu.
Ai shtoi se me Ligjin e Pagave do të rregullohet puna e integruar në kuadër të sistemit shëndetësor, pasi sipas tij, deri më tani ka pasur një mospërputhje në angazhimet të punëtorëve shëndetësor.
Teksa ka folur për Ligjin për Paga, Haxhiu thotë se i njëjti mandatin e kaluar ka kaluar në komisionin për Shëndetësi, por që i njëjti nuk kishte kaluar në komisionet tjera. Për këtë, ai pret që këto amandamnete të marrin përkrahje nga kolegët tjerë.
“Ne në Komisionin për Shëndetësi kur ka qenë Ligji i Pagave, kemi pasur një unanimitet sa i përket çështjes së organizimit edhe kategorizimit të punëtorëve shëndetësor. Mua më vjen keq që ai propozimi jonë që është marrë dhe votuar në Komisionin për Shëndetësi, nuk është implementuar më pastaj në Komisionin për Administratë Publike dhe nuk është votuar në Kuvend, sepse pothuajse shumica e kolegëve kemi qenë unanim sa i përket kësaj çështjeje dhe kategorizimit por edhe të vlerësimit të punës së profesionistëve shëndetësor”, u shpreh ai.
“Ligjet në tërësi që i ka dorëzuar Qeveria deri më tani, janë në shpërputhje me atë që i ka premtuar. Në shëndetësi nuk po shohim asnjë përmirësim, as në aspektin e organizimit legjislativ, e pra mos të flasim për menaxhimin”./Gazeta “Enigma”/