Procesi i vaksinimit është duke vazhduar edhe sot në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, ndonëse atje janë duke pasur probleme teknike.
Këtë për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar menaxheri i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.
Ai tha se kanë problem me sistemin për regjistrimin e të dhënave të personave të vaksinuar, por se vaksnimi nuk është ndërpre dhe se regjistrimin e tyre po e bëjnë në librat e protokollit.
“Edhe përkundër problemit me sistemin, procesi i vaksinimit është duke vazhduar duke bërë regjistrimin e qytetarëve në librat e protokollit, dhe më pas do të futen të dhënat në sistem sapo të funksionalizohet. Qe nga ora 07.00 kur kemi filluar, janë duke u ofruar vaksinimet kundre COVID-19 si dhe kundër gripit sezonal”, ka thënë Bardhi për Gazetën “Enigma”.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 770,941 qytetarë.
Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se është regjistruar një rast i vdekjes nga Covid-19, si dhe janë shënuar shtatë raste të reja./Gazeta “Enigma”/