Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’, ikjen e mjekëve e ka cilësuar si shumë shqetësuese për vendin tonë.
“Ikja e mjekëve vetëm se ka vazhdu trendin e rritjes përkundër faktit se në fillim të vitit kur kemi prognozuar në bazë të informatave që i kemi, pakënaqësisë së mjekëve të rinjë, ku deri në fund të vitit janë së paku 150 mjekë të cilët janë larguar”, ka thënë Sejdiu.
Sipas tij, “nga këta 150 mjekë që janë larguar 71 nga ta janë specializant, çka është më shqetësuese dhe 11 specialistë të rinjë, kjo tregon që ne si shoqëri dhe si qeveri nuk jemi ka bëjmë asgjë që ti stimulojm që të mbesin këtu”.
Njëherit, ai ka theksuar se “Nëse e llogarisim që ky vit ka qenë më shumë i respekcionueshëm për udhëtimin dhe kontaktin atëher do të thotë vitin e ardhshëm shpresojmë që qështja e pandemisë do të zbutet, së paku atëher niveli i kontaktit do të jetë shumë më i leht në spitalet në Gjermani”.
“Pas bisedave me shumë mjek të rinjë, shumica prej tyre specializant na tregojn se vetëm me një shkollë të gjuhës gjermane me nivelin e fundit janë 22 mejk dhe me grupin tjeter afërsisht 50, 60 mjek janë vetëm që i kanë dërguar dokumentet dhe presin thirrjen prej gjermanisë duke dërguar edhe vërtetimin që kanë përfunduar shkollimin e gjuhës gjermane”, ka deklaruar ai për ‘Enigmën’.
Sejdiu: Vitin e ardhshëm pres që 200 ose edhe më shumë mjek të lagohen nëse nuk ndërmiret asgjë
“Asgjë më shumë se atë çka vet këta mjek deklarojn para se të largohen, bëjmë një sondazh të vogël ku edhe kemi shumë arsye ndër to këto janë tri arsyet kryesore për të cilat largohen” ka pohuar Sejdiu.
- Qështja e kushteve të punës
- Paga
- Kualiteti i mësimit
Të gjithë këta të rinjë, vajza dhe djem janë specializant dhe nuk po u ofrohet një kualitet i mësimit që është shumë më kërkuesë.
Sipas Sejdiut kjo shifër është e papranueshme, pasi që Kosova ka nevoj edhe për më shumë mjek.
“Një pjesë e tyre janë të papunë, dihet se deri më tani janë mbi 320 mjek të papunë, shifër kjo e papranueshme në Kosovë e cila ka nevoj për mjek edhe më shumë”, ka përfunduar ai./Gazeta Enigma/